STUDIMI – Vera klasike do të zhduket, mund të bëhet gjithnjë e më ekstreme

TIRANË, 21 gusht/ATSH-ANSA/- Stina e verës, siç e kemi njohur deri më tani, po zhduket. Në Amerikën e Veriut, në Europë dhe një pjesë e Azisë, periudhat e nxehta mund të shtohen dhe të çojnë më shpesh në ngjarje ekstreme, si valët e nxehtësisë, përmbytjet dhe zjarret.

Kjo tregohet nga dy kërkime europiane të botuara në revistat e Komunikimeve Natyrore dhe Raportet Shkencore nga Instituti i Kërkimeve të Ndikimit të Klimës në Potsdam.
Kërkuesit kanë studiuar ndikimin e ngrohjes tepër të fortë në Arktik të shkaktuara nga gazrat serrë të prodhuara nga lëndët djegëse fosile. Të dhënat tregojnë se njeriu po ndryshon modelet e qarkullimit në qiell, me efekte katastrofike, siç dëshmohet nga zjarret e vitit 2016 në Kanada, të shqyrtuara në një nga dy studimet.

“Projektet gjigante mbështjellin planetin në pjesën e sipërme të troposferës (rajoni i atmosferës që shtrihet deri në 10-15 kilometra nga Toka), të ashtuquajtura valë planetare – shpjegon Hans Joachim Schellnhuber, bashkautor i një prej dy studimeve – Njerëzimi po krijon kaos me këto erëra të mëdha”.

Në përgjithësi këto valë, që mbajnë zinxhirë të presionit të lartë dhe të ulët, udhëtojnë drejt Lindjes ndërmjet Ekuatorit dhe Polit të Veriut.

“Ato mund të ngadalësojnë dhe përfundimisht të bllokohen dhe të bllokojnë klimën e një rajoni të caktuar. Shirat mund të bëhen përmbytje, ditët e nxehtësisë së diellit dhe thatësirat çojnë në zjarr”, shton ai.

Arktiku është ngrohur më shumë se pjesa tjetër e Hemisferës Veriore, duke rezultuar në një reduktim të ndryshimeve të temperaturës midis Polit të Veriut dhe Ekuatorit./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.