Mona Liza rikrijohet duke përdorur miliona baktere

TIRANË,21 gusht /ATSH/ – Një grup shkencëtarësh kanë përdorur baktere të modifikuara gjenetikisht për të krijuar pjesë mikroskopike të artit, duke përfshirë ikonën Mona Lisa të Leonardo da Vinçit.

Portreti me famë botërore u formua duke përdorur një milion copë bakterie të ndjeshme ndaj dritës E. coli. Që mund të shkaktojnë helmim në ushqim.

Studiuesit gjithashtu krijuan portrete të dy prej shkencëtarëve më të njohur të të gjitha kohërave: Albert Einstein dhe Charles Darwin.

Ata ishin në gjendje të krijonin një imazh të fizikanit gjerman duke përdorur bakteret dhe pastaj transformuan foton e natyralistit të famshëm britanik duke manipuluar dritën.

Studiuesit shpresojnë se duke kontrolluar qelizat e vogla një ditë të jenë në gjendje të ndërtojnë pajisje transporti mikroskopike, ose edhe printimi 3D duke përdorur bakteret.

Qelizat E. coli janë modifikuar gjenetikisht në mënyrë që të përmbajnë një proteinë të quajtur proteorhodopsin, e cila gjendet në bakteret që banojnë në oqeane dhe i bën ata të reagojnë ndaj dritës.

Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Romës modifikoi qelizat e baktereve në mënyrë që ata që kishin më shumë dritë do të notonin më shpejt.

Modelet e krijuara nga lëvizja e baktereve në përgjigje të dritës formojnë pastaj portrete./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.