Haradinaj: Ndjenja e solidaritetit na shoqëroftë gjithmonë

PRISHTINË, 21 gusht/ATSH/- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Festën e Kurban Bajramit. 

Kryeministri Haradinaj me këtë rast uroi Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë qytetarët e besimit islam për këtë festë.

 “Shfrytëzoj rastin që t’ju uroj Myftiut Tërnava, Bashkësisë Islame të Kosovës, popullit tonë mysliman, të gjithë atyre që na e duan të mirën, me fat dhe urime Festa e Kurban Bajramit.Kjo ndjenjë e solidaritetit e të qenit bashkë na shoqëroftë edhe më tutje në ato që na presin”, tha kryeministri Haradinaj./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.