GREQI – Kammenos: Objektivat e tjera, lufta kundër korrupsionit dhe rritja ekonomike

ATHINË, 20 Gusht/ATSH-ANA/ –  Lideri i partisë (ANEL) i njohur si “Grekët e pavaruar”, Panos Kammenos deklaroi sot se Greqia ka dalë nga memorandumi (plani i shpëtimit), si një nga synimet kryesore të koalicionit qeverisës ANEL-SYRIZA.

Deklarata e Kammenos vjen pas një takimi të përbashkët të zhvilluar sot me grupin parlamentar dhe komitetin ekzekutiv të partisë.

Gjithashtu, ai deklaroi se dy objektivat e tjera të qeverisë që duhet të arrihen janë,  lufta kundër korrupsionit dhe rritja e ekonomisë në vend. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.