FUTBOLL – Zyrtare, Pjaniç rinovon me “Juventustin” deri në 2023

130

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ – Lajmi kishte kohë që qarkullonte, por tani është zyrtar. Mesfushori i “Juventusit”, Miralem Pjaniç ka rinovuar me “Zonjën  e Vjetër”, lajm që është konfirmuar nga klubi bardhezi në faqen zyrtare.

Klubi ka postuar momente nga postimi i kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2023. Mesfushori Pjaniç, i cili ishte në fokusin e ekipit “Mançester Citi”, të drejtuar nga Guardiola,  do të fitojë në sezon 6,5 mln euro.

“Ekipi i ‘Juventusit’ do të vazhdojë që të besojë në kontributin e rëndësishëm të Miralem Pjaniç. Lojtari boshnjak ka shtyrë kontratën e tij që e lidh atë me klubin e ‘Juventusit’ deri në vitin 2023. Kështu do të vazhdojë një histori, e cila ka nisur para dy vitesh dhe është kënaqësi të shikosh Pjaniç në mesin e fushës së ‘Juventusit’”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.