Filmi “AJO” i regjisores More Raça fiton të drejtën për aplikim në OSCAR

PRISHTINË, 21 gusht/ATSH/- Filmi ‘Ajo’ me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, ka fituar të drejtën të konkurrojë për çmimin OSCAR, pasi është në mesin e nëntë finalistëve, në festivalin Manhattan Short Fiilm Festival, që do të mbahet nga 27 Shtator deri më 7 tetor 2018.

Qendra Kinematografike e Kosovës bën të ditur se filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente. Ky film flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj.

‘Ajo’ është prodhim i shtëpisë filmike, Arena i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Në këtë film interpretojnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj.

Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy filma, të cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.