Ambasadorja e Gjermanisë Schütz uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit

TIRANË, 21 gusht/ATSH – I. Vata/ – Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz i përcolli sot Komunitetit Mysliman urimet e saj më të mira me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Kurban Bajrami qëndron mbi parimin e lidhjes midis njerëzve: dëshirës për një bashkëjetesë të mirë dhe paqësore”, u shpreh ambasadorja Schütz.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.