SHBA – Një uragan i kategorisë 3 po i drejtohet Hawait

UASHINGTON, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Një uragan i kategorisë 3, nga niveli maksimal 5 po orientohet drejt Hawait dhe mund të përfshijë disa ishuj të arkipelagut amerikan në ditët në vijim, paralajmëroi sot Qendra e Uraganeve në qendrën e Paqësorit (CPHC).

”Uragani ”Lane” mund të jetë një kërcënim për disa ishuj të Hawait këtë javë’’, njoftoi CPHC në edicionin informues të orës 5 sipas asaj lokale (15:00 GMT), duke i kërkuar arkipelagut të monitorojë nga afër eçurinë e lëvizjes së uraganit.

Nëse konfirmohet parashikimi i tanishëm i trajektores, një vigjilencë për stuhinë tropikale apo për uraganin mund të vendoset të hënën në mbrëmje për rajonet e Hawait.

”Lane” po avancon me një shpejtësi 22 kilometra në orë, me erëra me një intensitet mesatar deri në 205 kilometra në orë, të parashikuara të zgjasin deri të martën në mëngjes. Të hënën në mëngjes, uragani ndodhej rreth një mijë kilometra nga Hilo, qytet në bregun lindor të ishullit kryesor të arkipelagut./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.