MOSKË – Rusia fton talebanët për bisedimet e paqes në Afganistan

91

MOSKË, 20 Gusht/ATSH-DPA/ –  Rusia ka ftuar grupin militant taleban për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje për Afganistanin gjatë bisedimeve në Moskë më 4 shtator, deklaroi sot ambasadori afgan.

“Rusia u ka bërë thirrje talebanëve dhe kërkon që ata të flasin me përfaqësuesit e qeverisë dhe të zgjidhin problemet e Afganistanit”, deklaroi ambasadori Abdul Qayyum Kochai, sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”.

Qeveria e Rusisë ka kultivuar një rol paqebërës në Afganistan gjatë viteve të fundit, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reduktuar operacionet ushtarake.

Rusia i konsideron talebanët fundamentalistë islamikë si një organizatë terroriste, por beson se mund të do të ndihmojë në eliminimin e një grupi tjetër terrorist, Shtetit Islamik.

Bashkimi Sovjetik i ka luftuar forcat kryengritëse në Afganistan për një dekadë deri në vitin 1989 në ndihmë të qeverisë së atëhershme socialiste, e cila më pas u rrëzua.

Rreth një dekadë më vonë, në vitin 2001 SHBA-ja pushtoi Afganistanin.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.