Mbi 10 mijë tonë rrotativa llamarine nga porti i Durrësit drejt Kosovës

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ – Sot paradite në kalatën 5 të portit të Durrësit ka nisur të përpunohet anija “Afina 1”, nga e cila do të shkarkohen 10309 rrotativa llamarine.
Sasia e llamarinës është porosi e një kompanie nga Kosova dhe rrotativat e ngarkuara në automjete të specializuara do të udhëtojnë më pas nga Durrësi drejt Veriut.
Në Terminalin lindor vijon shkarkimi i një anije me 9983 tonë qymyr, i cili do t’i drejtohet Fushë-Krujës, si dhe i një sasie prej 3197 tonë skrap nga një anije tjetër. /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.