Kosovë- Myftiu Tërnava uron Kurban Bajramin

PRISHTINË, 20 gusht/ATSH/- Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava uroi qytetarët kosovarë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Dita e Kurban Bajramit ka një rëndësi të madhe. Kurban Bajrami është momenti në të cilin ne me gjuhë dhe zemër shprehim besimin në Zot, duke iu përkushtuar atij me tërë qenien dhe duke ia kushtuar çdo adhurim”, theksoi Tërnava.

Myftiu Tërnava tha se “Kurban Bajrami është festa, e cila vjen pas kryerjes së njërit nga kushtet e Islamit, pas Haxhit dhe prerjes së Kurbanit. Ata që kanë mundësi materiale duhet të prejnë Kurban që të gëzojmë të varfrit”. /Kosovapress/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.