Fier/ Shkolla 9-vjeçare “Tefik Dautaj” i nënshtrohet rikonstruksionit

TIRANË, 20 gusht/ATSH-I.Vata/ – Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Tefik Dautaj” në qytetin e Fierit do të kenë këtë vit shkollor ambiente më të mira, pasi bashkia e Fierit ka marrë masa për të rikonstruktuar këtë shkollë.

Shkolla “Tefik Dautaj” i është nënshtruar rikonstruksionit total të rehabilitimit të sistemit hidraulik, pjesët e amortizuara dhe përmirësimin e ambienteve për një fillim të vitit të ri shkollor me kushte moderne.

“Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, bashkia Fier ka vijuar sot punën në shkollën 9-vjeçare ‘Tefik Dautaj’, Varibop, për rehabilitimin e sistemit hidraulik dhe gjithçka tjetër që i nevojitet përmirësimit të kushteve të kësaj godine. Së shpejti do të jetë gati për fillimin e procesit mësimor”, thekson bashkia Fier. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.