ATHINË – Greqia del zyrtarisht nga planet ndërkombëtare të ndihmës ekonomike

ATHINË, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Greqia del sot zyrtarisht nga plani i tretë ndihmës për ekonominë, që ishte strikt edhe antipopullor dhe që aplikohej që prej vitit 2010, edhe pse masat shtrënguese dhe reformat ende nuk kanë përfunduar.

“Për herë të parë që prej fillimit të vitit 2010 Greqia qëndron mbi këmbët e veta”, u shpreh i kënaqur sot në mëngjes në një komunikatë, Mario Centeno, presidenti i Këshillit të Guvernatorëve të Mekanizmit Europian të Stabilitetit (MES) që drejtoi programin e fundit.

Centeno është ministër i Financave i Portugalisë dhe president i Eurogrupit.

Ai e konsideroi këtë eveniment si “rezultatin e përpjekjes së jashtëzakonshme të popullit grek, një bashkëpunim me qeverinë aktuale greke dhe me përpjekjet e partnerëve europianë”.

Greqia është vendi i fundit, pas Portugalisë, Irlandës, Spanjës dhe Qipros, që del nga planet ndërkombëtare të ndihmës./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.