ANKARA – Turqia kundërshton në OBT taksat amerikane për çelikun dhe aluminin

ANKARA, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Turqia kërkoi zyrtarisht çeljen e ”konsultimeve” me SHBA-në në lidhje me tarifat doganore me 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, çka shënon fazën e parë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Ankaraja i cilëson këto masa në kundërshtim me një numër dispozitash të Marrëveshjes së OBT-së për masat mbrojtëse dhe të Marrëveshjes së përgjithshme për tarifat doganore dhe tregtinë (GATT) të 1994’’, vijon dokumenti. Turqia pret me interes të marrë një përgjigje nga SHBA-ja për kërkesën aktuale, për të përcaktuar një datë të përshtatshme reciprokisht për zhvillimin e konsultimeve.

Anëtarë të shumtë të OBT-së janë drejtuar tashmë pranë kësaj organizate për të kundërshtuar taksat amerikane, si Bashkimi Europian, Kina, Rusia, Zvicra, Meksika dhe Kanadaja.

Në përputhje me rregullat e OBT-së, nëse kalohet afati 60 ditor pa mbajtjen e konsultimeve gjë që do të çonte në zgjidhjen e konfliktit, Turqia mund t’i kërkojë OBT-së të vendosë një procedurë arbitrazhi, duke nxitur në këtë mënyrë një proces të gjatë dhe të kushtueshëm që mund të zgjasë me vite./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.