SOFT NEWS – Jep një milion stërlina që britanikët t’i kthehen… BE-së!

LONDËR, 19 gusht ATSH-ANSA/ – Biznesmeni i njohur britanik, Julian Dunkerton, bashkëthemelues i markës së famshme të veshjeve ”Superdry”, dhuroi një milion stërlina për fushatën ”People’s Vote” për një referendum të dytë për Brexit.

“Kemi një mundësi reale për t’u kthyer pas”, tha Dunkerton, sipas BBC online.

”Marka jonë e veshjeve nuk do të kishte sukses botëror nëse Brexit do të kishte ndodhur 20 vite më parë”, theksoi ai.

Ky dhurim, pjesa më e madhe e të cilit është marrë nga fushata, shërben për të financuar sondazhet e opinioneve për këtë çështje.

Megjithatë, ish-numri një i partisë euroskeptike, UKIP, Nigel Farage njoftoi dje se do t’i bashkohej grupit ”Leave Means Leave” për të parandaluar ribashkimin e Londrës me BE-në./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.