Parashikimi i motit, 18 gusht 2018

128

TIRANE, 18 gusht/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites, më tepër të theksuara në relievet malore në Lindje të territorit.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, parashikohen reshje shiu të herëpashershme prej orëve të mesditës me intensitet të ulët lokalisht në formën e shtrëngatave apo stuhisë afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era me drejtim Veriperëndim-Verilindje 2-15 m/sek në bregdet. Deti i forcës 3-4 me lartësi vale 1.5-2.2 metër.

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 22/34 diell re shi
Kukës 19/29 diell re shi/rrufe
Lezhë 23/33 diell re shi
Dibër 16/27 diell re shi/rrufe
Durrës 22/34 diell re shi
Tiranë 23/34 diell re shi
Elbasan 21/34 diell re shi/rrufe
Berat 20/34 diell re shi/rrufe
Vlorë 23/32 diell re shi
Korcë 16/28 diell re shi
Gjirokastër 18/33 diell re shi/rrufe
Sarandë 21/32 diell re shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.