Limaj: Qytetarët e Kosovës nuk do ta harrojnë kontributin e Kofi Annan

118

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ – Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj shprehu sot ngushëllimet për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili ndërroi jetë në moshën 80-të vjeçare.

“Bota ka humbur një nga humanistët më të mëdhenj të kohës, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe falë angazhimit të tij të pashoq në mbylljen e konflikteve dhe arritjen e paqes kudo në botë”, u shpreh Limaj.

Qytetarët e Kosovës, vijoi ai, nuk do ta harrojnë asnjëherë mbështetjen e ish-sekretarit të OKB-së në kohën e luftës, dhënë Kosovës, por edhe në etapat tjera të zhvillimit të vendit tonë./KosovaPress//m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.