FOTO/ Korça, perla e turizmit shqiptar në 365 ditë

TIRANE, 18 gusht/ATSH/- Me shumë punë, talent edhe qytetari korçarët kanë arritur të jenë në treg për 365 ditë të vitit.

Korça është i pari qytet shqiptar që mendon dhe punon me dhe për turistin vendas dhe të huaj duke ofruar korrektesë, mirësjellje dhe cilësi standard çdo ditë dhe muaj të viti. Kështu shprehet deputetit i PS, Ervin Bushati, i cili  duket se ka zgjedhur pikërisht Korçën për të kaluar pushimet.

Ai shprehet se sezoni turistik në Korçë nuk mbaron kurrë: në dimër, verë, evente, festa, ditë jave dhe fundjavë.

Një  varg i gjatë bukurish natyrore dhe njerëzore, bashkohen me artin dhe traditën e gjatë të punës së palodhur që ka ditur të ndërtojë në shekuj vlera mbarëshqiptare.

“Shumë zona dhe  qytete të tjera duhet të studiojnë, përshtatë, punojnë për TURISTIN: dhe jo thjesht për Turizmin si të ishte një industri pa shpirt dhe pa njerëzinë, që është baza e qetësisë dhe kënaqësisë që kërkojmë të gjithë NE bashkë kur shkojmë me pushime”, apelon deputetit socialist./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.