Foto/ Jo vetëm investime, por edhe mirëmbajtje për parqet rekreative në Tiranë

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ – Krahas investimeve për ndërtimin e shesheve rekreative në kryeqytet, bashkia e Tiranës është e angazhuar në vijimësi edhe për mirëmbajtjen e tyre.

Punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë Tiranë, zëvendësuan modulin e dëmtuar dhe riparuam modulet e lodrave në sheshin rekreativ në Laprakë.

Me apelin për ndërgjegjësimin e komunitetit, Bashkia e Tiranës shprehet se “kjo është një nga njësitë ku kemi shumë nevojë për ndërgjegjësim e ndihmë nga komuniteti për mbrojtjen e mirëpërdorimin e hapësirave publike, sepse fëmijët nuk duhet të mbeten pa lodra askund”.

Vetëm pak muaj më parë, “The Guardian” i kushtoi një hapësirë të gjerë bashkisë së Tiranës, ndërsa e e cilësonte kryeqytetin shqiptar një qytet miqësor për fëmijët.

Në total janë rreth 31 kënde lojërash në gjithë qytetin të ndërtuara nga bashkia e Tiranës./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.