Eksportet shqiptare drejt vendeve të BE, në 7 muaj 77.2 %

TIRANE, 18 gusht/ATSH/- Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64.8%, të gjithë tregtisë.

Sipas INSTAT, në Korrik 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77.1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59.2% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia, Greqia,  Kina dhe Gjermania.

Ndërsa në 7 muaj, sipas INSTAT, shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67.2% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Korrik 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77.2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62.1% të importeve gjithsej.

Edhe në këtë 7 mujor, partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia, Greqia, Gjermania dhe Kina. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.