Skënderbeu-Partizani, çel sezonin e ri të Superligës

TIRANË, 16 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Superliga shqiptare e futbollit do të çelë0 sot në mbrëmjen siparin e sezonit të ri. Fati ka rezervuar një super sfidë, atë mes Skënderbeut dhe Partizanit, që do luhet në Korçë për të filluar me “shampanjë” sezonin e ri futbollistik.

Skënderbeu-Partizani është luftë në fushë e jashtë saj. Kampionët e vendit në fuqi, që para pak ditëve fituan Super kupën e Shqipërisë, do të duhet të tregojnë para tifozëve të tyre se nuk janë tronditur nga largimi i disa titullarëve. Përballë do të kenë “demat e kuq”, të cilët do të synojnë titullin e munguar prej vitit 1993 edhe në këtë sezon. Në stolat respektivë do të kemi trajnerë të rinj. Te Skënderbeu, Orges Shehi ka lënë portën dhe është graduar “timonier”, ndërsa te Partizani debuton sot në Superiore Skënder Gega. Të dyja skuadrat u kanë dhënë fund përgatitjeve në prag të ndeshjes premierë të kampionatit.

Ndeshja mes dy skuadrave pritet të nis në orën 19:45, teksa ndeshjet e tjera të javës së parë të superligës do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën./ j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.