“Skënderbeu” mposht “Partizanin” në minutat shtesë, përplasen tifozeritë

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ – Ndeshja e parë e edicionit të 80-të të Superligës shqiptare ka startuar jo në mënyrën e duhur, pasi tifozeritë e skuadrave të “Skënderbeut” dhe “Partizanit” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Edhe pse ekipi korçar arriti të fitojë me anë të një 11 metërshi në minutat shtesë të takimit, edicioni i 80-të do të mbahet mend më shumë për incidentet e krijuara gjatë takimit.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me porta të paprekura, ku rastet e shënimit nga të dyja ekipet nuk munguan.

Me fillimin e pjesës së dytë, loja po vijonte normalisht deri në minutën e 72-të takimit ku tifozeritë kanë hedhur flakadanë dhe gurë ndaj njëra-tjetrës, duke zbritur më pas në fushën e lojës.

Zbritja e tifozëve në fushën e gjelbër detyroi arbitrin Eldorjan Hamitin që të ndërpres ndeshjen deri në qetësimin e situatës.

Pas më shumë se 15 minuta ndërprerje, loja ka rifilluar dhe vendasit arrijnë të korrin një fitore në minutat shtesë të takimit me një penallti të Muzakës./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.