Shqipëria e viteve ’30 në sytë e një të huaji

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Shqipëria e viteve ’30 vjen në dëshminë e një nënkoloneli të huaj, i cili e përshkruan si një vend piktoresk, ku turistët e huaj mund të kalojnë mirë.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati sjell një pjesëz nga fondi arkivor i diplomacisë shqiptare.

N/Koloneli P. T. Etherton, një nga anëtarët e misionit që vëzhgonte kushtet e udhëtimit të mjeteve në Europë e Ballkan e pasqyroi rrugëtimin e tij në Shqipëri në “Daily Mail” në tetor 1927.

“Në Shkodër në buzë të nji nga ma të bukurët liqenë të Shqipënisë bashkuam nji gjeneral ingliz… Turisti mund të marr parasysh se deri në verën tjetër, do shkojë mirë kudo në këtë anë të Evropës të pa-njoftun dhe piktureske. Lamë Shqipëninë me hidhënim dhe u drejtuam për në Serbi në bregdetin dalmasien”, rrëfen P. T. Etherton.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.