GREQI – Alarm për bombë në një avion me destinacion Gjermaninë

ATHINË, 17 gusht /ATSH-AFP/ – Një alarm për bombë, që detyroi pilotin, dje në mbrëmje, për ulje të detyruar të avionit të kompanisë gjermane ”Condor” me 250 pasagjerë në bord, në aeroportin e Kanesë në Kretë, në jug të Greqisë, rezultoi të ishte i rremë, bëhet sot e ditur nga policia.

”Pas kontrolleve të kryera nga ekipet e sigurisë dhe të çminimit nuk u gjet asnjë e dyshimtë”, raportoi për median një zyrtare e policisë lokale.

Avioni ishte nisur nga Hurghada, qendër turistike egjiptiane dhe kishte si destinacion Dyseldorfin, në perëndim të Gjermanisë.

”Boeing 753” i kompanisë ‘’ Condor’’ bëri ulje të detyruar të premten rreth orës 20:30 (17H00 GMT) në Kane në perëndim të Kretës, pas informacioneve që sinjalizonin për praninë e lëndëve plasëse në avion.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë greke njoftoi se pas kërkesës që iu transmetua pilotit për ulje të detyruar në Kane, dy F-16 të forcave ajrore greke u ngritën në ajër dhe shoqëruan avionin në hapësirën ajrore të Athinës.

”Menjëherë pas uljes në pistë avioni është evakuar menjëherë dhe pasagjerët u shoqëruan në një hotel të qytetit të Kanës për të qenë të sigurtë, ku kaluan natën”, sipas policisë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.