FUTBOLL- “Interi” i përgjigjet “Realit”: Nuk kemi kontaktuar me Modriç

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ – Këtë të premte u mësua se ekipi i “Real Madritit” kishte denoncuar ekipin e “Interit”, pasi këta të fundit kishin kontaktuar mesfushorin kroat Luka Modriç që aktivizohet në radhët e madrilenëve, pa dijeninë e klubit.

Sipas rregullave të FIFA-s, asnjë klub nuk ka të drejtë që të negociojë më lojtarët të cilët janë nën kontratë, pa arritur më parë një marrëveshje me klubin.

Kundërpërgjigja nga kampi italian nuk ka vonuar. Pasi morrin letrën përfaqësuesit e ekipit të “Interit” i janë përgjigjur FIFA-s se, ekipi zikaltër nuk ka kontaktuar kurrë me Luka Modriç ose të kenë hapur negociata direkte me lojtarin”, bënë me dije “La Gazeta dello Sport”.

Tani i përket FIFA-s për të vendosur pasi të ketë hetuar rastin./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.