Foto-Punonjësit e mirëmbajtjes, kujdes për gjelbërimin e Tiranës

TIRANË 17 gusht/ATSH/- Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar.

Kështu, ditën e sotme punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur kositjet e krasitjet përgjatë anës lindore të Parkut të Madh, buzë rrugës së Elbasanit, pastrim ferrash të egra e kurim kurorash pemësh.

Këto të fundit, sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ndikojnë edhe  në eliminimin e rrezikut të zjarreve por edhe në lehtësim aksesi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.