Video/ Festa e Shën Mërisë, koncert në platformën e urës së Manastirit

Me imazhet e ketij koncerti, të realizuar në platformën e ures që të çon në ishull në Manastir, ju Uroj të gjithë besimtarëve ortodoks gëzuar Festën e Shën Mërise.

Posted by Dritan Leli on E mërkurë, 15 Gusht 2018

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Festa e Shën Mërisë është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, së bashku me Pashkët dhe Krishtlindjen. Në Vlorë, bashkia ka organizuar një koncert në platformën e urës që të çon në ishull në Manastir. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, uroi gjithë besimtarët orthodhoksë për festën e Shën Mërisë duke postuar pamje të koncertit.

Kjo festë simbolizon ditën kur Shën Mëria iu bashkua birit të saj.

Festa e Shën Mërisë solli në Shqipëri edhe emigrantë nga Greqia, pasi bëhet fjalë për një nga festat më të rëndësishme për besimtarët orthodhoksë.

Ura që të çon në manastirin e Zvërnecit, tashmë është funksionale pas dëmtimit nga përmbytjet e vitit 2014. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.