SOFT NEWS – Putin i ftuar VIP në dasmën e shefes së diplomacisë austriake

38

MOSKË, 16 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin do të jetë sot i ftuari VIP në dasmën e ministres së Jashtme austriake, Karin Kneissl.

”Për të, shefi i Kremlinit ka përgatitur edhe dhuratën e rastit”, deklaroi zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitri Peskov, por pa bërë publike asgjë.

“Nuk mund të them asgjë për këtë çështje”, shtoi ai.

Është një fakt i njohur botërisht që Putin i përzgjedh personalisht dhuratat private, shpesh të shoqëruara me një sens humorizmi.

“Presidenti ishte para pak kohësh në Vjenë dhe atje mori ftesën nga shefja austriake e diplomacisë duke e pranuar atë me shumë dëshirë”, tha Peskov.

Presidenti rus, Putin merr pjesë shpesh në festat private jashtë vendit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.