Prishtina me pesë shkolla të reja

PRISHTINË, 16 gusht/ATSH/- Prishtina pritet të ketë edhe pesë shkolla të reja, duke ulur  dukshëm numrin e nxënësve në shkollat e mbingarkuara, si dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kryeqytet.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore po punon për realizimin e projektit për ndërtimin e 5 shkollave në Prishtinë.

IFC, përmes konkursit të hapur, ka përzgjedhur kompaninë që do të përpilojë projektin e shkollave. Këtë konkurs e ka fituar konsorciumi Mazzanti, me përvojë shumëvjeçare të dizajnit të objekteve arsimore në botë.

Ideja është që struktura e shkollave të jetë e hapur dhe e gatshme për t’iu përshtatur kërkesave që mund të vijnë në të ardhmen, duke e lënë mundësinë për shtesa varësisht nevojës.

Deri më tani janë përzgjedhur vendet Mat, Sofali, Veternik dhe Arbëri; kurse në Kalabri jemi në proces e sipër.

Ekipi i IFC-së është duke e bërë studimin e fizibilitetit dhe duke e përpiluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe t’a dërgojmë sa më parë në njësinë e Partneritetit Publiko-Privat (PPP), për ta dorëzuar më pas në komitetin e PPP-së./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.