Ndërhyrja e bashkisë së Fierit, kushte higjieno-sanitare për shkollën e Petovës

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Përmirësimi i kushteve mësimore dhe atyre higjineo-sanitare për shkollën e Petovës në Fier, do të jetë i dukshëm kur të nis viti i ri shkollor. Kështu bashkia e Fierit ka nisur punën mes shumë institucioneve të tjera mësimore, edhe në shkollën e Petovës.

Bëhet fjalë për punime që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe që shumë shpejt do të dhurojnë mjedis e kushte higjieno-sanitare të përshtatshme për nxënësit dhe stafin mësimor.

Shkolla 9-vjeçare “Petro Baze” në fshatin Petovë pritet që në shtator të mirëpresë nxënësit me kushte më të mira, duke rritur edhe mundësinë e një procesi mësimor më cilësor. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.