Investime në shkolla për një standard cilësor në edukim

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ – Më tepër investime në shkolla për një standard cilësor në edukim. Kjo është motoja e qeverisë e cila ka rritur investimet në shkolla dhe standardin e mësimdhënies.

Konkretisht në të gjitha shkollat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit, vijojnë përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë, Alket Hyseni shprehet se shkolla e Xarrës u furnizua së fundi me tavolina, karrige, rafte, dërrasa, mjete për mensë dhe konvikt, mobilie për kopsht, mobilim laboratori dhe salla mësuesish.

“Çdo gjë e re dhe me standard”, – thotë ai, ndërsa thekson se “gradualisht do të pajisen të gjitha shkollat që kanë nevojë, për të bërë të mundur krijimin e kushteve normale për mësim të nxënësve”.

“Rrisim investimet në shkolla, rrisim standardin e mësimdhënies, rrisim vëmendjen ndaj edukimit të fëmijëve tanë me besimin se ky është investimi më i mirë për Shqipërinë që duam”, – u shpreh Hyseni. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.