Fier, përfundon ndriçimi në rrugën “Jakov Milaj”

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Bashkia e Fierit është në përfundim të sistemimit të një rruge tjetër në qytet, pas përfundimit të disa veprave që siç shprehen edhe vetë banorët, ia kanë ndryshuar fytyrën Fierit. Kështu, këtyre punëve pritet që së shpejti t’u bashkohet edhe rruga “Jakov Milaj”, segmenti pranë kryqëzimit të Sigurimeve Shoqërore deri tek Zogu i Zi.

Kjo rrugë ka të gjitha standardet e duhura për infrastrukturën urbane, dhe sipas bashkisë, punimet do të kërkojnë edhe pak kohë deri në përfundimin e plotë.

Sipas kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, është përfunduar ndriçimi i rrugës dhe vazhdojnë punimet për ta mbyllur atë në një afat sa më të shpejtë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.