SOFT NEWS – Një skulpturë e Auguste Rodin shitet në ankand për 100 000 euro

FRANCË, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Një vepër që skulptori Auguste Rodin ia kishte dhuruar piktorit Claude Monet u shit sot në ankand në Kanë për 108 000 euro, bëri të ditur kompania e ankandeve ”Besch Cannes Auction”.

Kjo pjesë unike në allçi e pulljes së ëngjëllit u ble nga muzeu Marmottan, në Paris. Vepra u vlerësua fillimisht midis 80 000 dhe 100 000 euro. Kjo skulpturë ishte paraqitur së fundmi në këtë muze gjatë një ekspozite dedikuar ”Veprave të Monet”.

Me një nënshkrim dhe dedikim kushtuar ”mjeshtit të madhe Claude Monet” kjo skulpturë me përmasë të vogël daton nga viti 1896, dhe ishte pjesë e shumë veprave të nxjerra për shitje nga pasardhësit e Claude Monet.

Në mesin e këtij koleksioni renditen nëntë vizatime të këtij piktori impresionist  (1840-1926), ku disa prej tyre tejkalojnë vlerën e 20 000 eurove, si dhe një kuti me ngjyra që u shit për 8 400 euro./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.