ROMË – Qeveria italiane shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj në Gjenova

122

ROMË, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Kreu i qeverisë italiane, Giuseppe Conte njoftoi sot para medias shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 12 muaj në Gjenova, ku shembja e një ure rezultoi tragjike me 39 të vdekur.

”Kemi pranuar kërkesën e kryebashkiakut të rajonit dhe dekretuan gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj’’, deklaroi Conte në përfundim të një mbledhje të jashtëzakonshme në Gjenova të këshillit të ministrave.

Është akorduar, për kryerjen e ndërhyrjeve të para, 5 milionë euro nga fondi i emergjencës kombëtare.

”Kjo është masa e parë e qeverisë përballë kësaj tragjedie”, komentoi presidenti i Këshillit.

”Do të shpallim gjithashtu një ditë zi kombëtare dhe po përcaktojmë ditën në mënyrë që të përkojë me ceremonitë mortore të viktimave’’, përfundoi ai./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.