Fluks turistësh në Vlorë e Sarandë, rreth 6 mijë persona në 24 orët e fundit

TIRANË, 15 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-  Në portin e Vlorës dhe Sarandës janë regjistruar 5 927 hyrje dhe 3 906 dalje përgjatë 24 orëve të fundit

Zyra e Shtypit e Policisë Vlorë, bënë të ditur për ATSH-në se ritmi i hyrjeve dhe daljeve në pikat kufitare të qarkut Vlorë vijojnë të kenë ritëm të lartë.

Kështu mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikat kufitare të Vlorës dhe Sarandës, pra në portet respektive, në total janë regjistruar 5927 shtetas dhe 3906 në dalje. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.