FISHË TEKNIKE – Shembjet më të përgjakshme të urave në botë

PARIS, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Shembja e një pjese të viaduktit të autostradës A10 të martën në Gjenovë, veri të Italisë, është aksidenti më i përgjakshëm i këtij lloji në Europë që prej vitit 2001.

Më poshtë vijojnë shëmbjet më të përgjakshme të urave në botë në 20 vitet e fundit:

2016: të paktën 26 të vdekur në Kalkuta nga rënia e një ure më 31 mars.

2011: të paktën 32 të vdekur nga rrëzimi i një ure në Indi, në qytetin Darxheling më 23 tetor.

2007: të paktën 64 të vdekur nga rrëzimi i një ure në provincën Hunan, në Kinë. Kjo vepër, e gjatë 328 metra, sapo ishte inauguruar.

2017: të paktën 16 të vdekur nga rrëzimi i një ure në Nepal më 25 dhjetor.

2006: të paktën 40 të vdekur pas rënies së një ure në Mardan, Pakistan, më 5 gusht.

2006: të paktën 34 të vdekur, nga rrëzimi i një ure të vjetër 150 vjeçare në Bihar, Indi, më 2 dhjetor.

2003: të paktën 20 të vdekur nga të cilët 19 fëmijë nga rënia e një ure në Daman, Indi, më 28 gusht.

2003: të paktën 29 të vdekur nga rrëzimi i një ure në Çapare, në Bolivi, më 24 dhjetor.

2001: të paktën 58 të vdekur nga rrëzimi i një ure në Kastelo de Paiva, në Portugali, më 4 mars.

1999: të paktën 40 të vdekur nga rrëzimi i një ure 180 metra të gjetë në qytetin Çongqing, në Kinë, më 4 janar.

1998: të paktën 26 të vdekur nga rrëzimi i një ure prej 200 metrash të gjatë në Piura, në Peru, më 16 mars./  /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.