BRUKSEL – Juncker: BE do të vazhdojë partneritetin strategjik me Turqinë

BRUKSEL, 15 gusht /ATSH-AA/ – Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, shprehu kënaqësinë që Turqia ka liruar dy pjesëtarët e ushtrisë greke, të cilët më herët u arrestuan në rajonin ushtarak në Edirne.

“Bashkimi Europian do të vazhdojë zbatimin e partneritetin strategjik me Turqinë”, theksoi Juncker në rrjetet sociale.

Ai rikujtoi se në samitin Turqi-BE në qytetin e Varnësnë mars të këtij vitiu theksua se nuk ekzistonte asnjë arsye që Turqia të ndjente frikë nga fqinjët europianë.

“Duam të shohim një Turqi demokratike, të zhvilluar dhe stabël”, theksoi Juncker.

Dy ushtarët grekë u arrestuan në rajonin ushtarak në Edirnes dhe pas shumë presionesh diplomatike u mor vendimi që të liroheshin./ /G.S/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.