Besimi i qytetarëve te policia, 78 803 telefonata për ndihmë

140

TIRANË, 15 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Policia e Shtetit vijon fushatën e saj sensibilizuese. Jonila punonjëse e sallës operative në Policinë e Shtetit fton të gjithë, që për çdo problematikë që hasin të telefonojnë numrin 112 , pa pagesë. Jonila tregon se gjatë këtij viti në sallën operative janë menaxhuar dhe pritur 78 803 telefonata për ndihmë të ardhura nga qytetarët.

“Mirëmëngjesi nga Policia e Shtetit!
Jam Jonila, punonjëse në Sallën Operative të Policisë Tiranë.
Për këtë vit kemi pritur dhe menaxhuar 78 803 telefona për ndihmë të ardhura nga qytetarët në Sallën Operative të Policisë Tiranë. Telefono falas 112, Policia e Shtetit 24/24 në shërbimin tuaj!”, thekson Sonila përmes faqes fb të Policisë së Shtetit. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.