7000 persona kanë hyrë përmes tri pikave kufitare të qarkut Gjirokastër

TIRANË, 15 gusht/ATSH-A.Fortuzi/-  Në tri pikat e kufitare të Gjirokastrës, janë regjistruar thuajse 7000 shtetas në hyrje.

Zyra e Shtypit e Policisë Kufitare bën të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare fluksin e hyrjeve dhe daljeve në tri pikat kufitare të këtij qarku përgjatë 24-orëve të fundit.

Kështu në pikën kufitare të Kakavijës, kanë hyrë 4356 shtetas shqiptarë dhe 1816 shtetas të huaj, ndërsa në dalje janë regjistruar 2788 shtetas shqiptarë dhe 1116 shtetas të huaj.

Në pikën kufitare Tri Urat, në Përmet, janë regjistruar në hyrje 170 shqiptarë dhe 153 të huaj. Ndërsa në dalje, 99 shqiptarë dhe 50 të huaj. Në pikën kufitare të Sopikut, u regjistruan 9 shtetas shqiptarë në hyrje dhe 3 në dalje, teksa sa i takon të huajve, 98 shtetas të huaj kanë zgjedhur këtë pikë kufitare për të mbërritur në vendin tonë dhe 13 janë regjistruar në dalje. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.