Nisin eliminatoret e kampionatit europian të volejbollit

TIRANË, 14 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Nisin të mërkurën kualifikueset për kampionatin Europian të Volejbollit. Kombëtarja Shqiptare e Volejbollit si për femra dhe për meshkuj do të jenë të angazhuar në fazën eliminatore të kampionatit evropianë të volejbollit.

Meshkujt janë renditur në grupin D, ku përballë do të kenë Portugalinë, Austrinë dhe Kroacinë. Femrat nga krahut tjetër janë në grupin B dhe përballë do të kenë Kroacinë, Austrinë dhe Zvicrën.

Të mërkurën në orën 20:00 meshkujt do të debutojnë përballë Portugalisë, ndërsa Austria e Krocia do të ndeshen mes tyre. Ndeshja e dytë për meshkujt do të luhet më 19 Gusht në ora 20:00. Djemtë kuqezi përballë do të kenë Austrinë, teksa Portugalia dhe Kroacia do të ndeshen 24 orë më herët. Në ndeshjen e fundit të këtij grupi Shqipëria do të përballet me Kroacinë. Ndeshja do të zhvillohet më datë 22 gusht ora 20:30, ndërsa përballja Portugali-Austri do të luhet në të njëjtën ditë në orën 20:00. Më pas do të nis faza e dytë me ndeshjet e kthimit

Sa i takon vajzave, rrugëtimi do të nis nesër në orën 18:00 dhe përballë do të kenë Kroacinë, për të vijuar me Austrinë më datë 19 gusht ora 17:00 dhe për ta mbyllur fazën e parë ndaj Zvicrës në datë 22 gusht ora 19:30.

Femra: Grupi B: Kroaci, Zvicër, Austri, Shqipëri

Meshkuj: Grupi D: Portugali, Austri, Kroaci, Shqipëri

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.