LONDËR – Makina përplaset në barrierat e sigurisë të Parlamentit, disa këmbësorë të plagosur

LONDËR, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Disa këmbësorë u plagosën mëngjesin e sotëm në momentin kur një makinë i ka marrë përpara me shpejtësi, duke u përplasur në barrierat e sigurisë para Parlamentit në Britaninë e Madhe, njoftoi policia britanike e cila arrestoi drejtuesin e mjetit.

Me anë të një postimi në Twitter policia raporton se rreth orës 07:37 një makinë është përplasur me barrierat e sigurisë që ndodhen përpara Parlamentit. Drejtuesi i makinës u arrestua nga forcat e rendit të pranishme në vendngjarje. Raportohen disa të plagosur./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.