Liverpul denoncon Salah në polici

TIRANË, 14 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-  Ndodh edhe kështu. Klubi i Liverpul ka denoncuar lojtarin më të mirë që ka në skuadër pasi ka bërë një shkelje, që klubi nuk ka arritur ta fal.

Futbollisti egjiptjan, që ndihmoj sezonin e shkuar Liverpulin për të mbërritur në finale e Ligës së Kampionëve, është kapur nga drejtuesit e klubit duke përdorur telefonin gjatë kohës që drejtonte veturën e tij dhe për këtë shkak është denoncuar nga klubi në polici.

“Liverpool ka njoftuar Policinë e Merseyside në lidhje me një video të bërë virale, ku shfaqet ylli i të “Kuqëve” Mohamed Salah duke përdorur celularin e tij, ndërkohë që ishte në drejtim të makinës”, njofton klubi.

Në një xhirim që qarkullon në “Tëitter”, që parashikohet të përmbajë filmime të së dielës, pak pasi futbollisti egjiptian udhëhoqi ekipin e Liverpul drejt fitores 4-0 ndaj West Ham United, Salah shfaqet duke i dhënë makinës e njëherësh duke përdorur telefonin e tij teksa ndodhet në trafik.

Përmes një zëdhënësi, Liverpul ka komunikuar se kanë njoftuar policinë në lidhje me situatën. Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme për këtë çështje, pasi do të trajtojnë rastin brenda ekipit./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.