Kosovë- Lluka kërkon angazhim për përmirësimin e performancës në minierën e Trepçës

118

PRISHTINË, 14 gusht/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në takim pune Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes ‘Trepça’ Sh.A, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe mundësitë e përmirësimit të performancës të saj.

Gjatë këtij takimi janë trajtuar shqetësimet lidhur me rënien e prodhimit në Trepçë në vitet e fundit, ku u diskutua edhe me masat e mundshme afatshkurtra për rritjen e prodhimit që do të ndikonte në zhvillimin e ndërmarrjes.

Ministri Lluka kërkoi më shumë angazhim nga Bordi i Trepçës me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje, ndërsa theksoi se mbështetja e MZHE-së nuk do të mungojë.

Gjithashtu, pjesë e këtij takimi ishte progresi i realizimit të marrëveshjes së qeverisë me Sindikatën e Trepçës për asetet e kësaj ndërmarrje dhe përfitimet sociale të minatorëve që dalin nga ajo./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.