INSTAT publikon statistikat për çmimet e konsumit

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Në muajin korrik 2018, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2.3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin korrik 2018, krahasuar me qershorin 2018, është -0,3 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1.18%. Ndërsa çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,59 %.

Po ashtu, çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,20%; çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,12 %; çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,08%; çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06%; çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04%; çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02%; çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01%; çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01%.

Krahasuar me muajin korrik 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3, %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2, %, “Veshje dhe këpucë” me 2, %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1, %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 2,7 %, “vajra dhe yndyrna me 2,4 %, “peshk” me 2,3 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 1,8 %.

Krahasuar me muajin qershor 2018 ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim e kulturë” me 0,5 % secili, “Shëndeti” me 0,3 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një rritje prej 0,5 %, pasuar nga grupi “Hotele, kafene e restorante” me 0,1 %./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.