Haradinaj: Hasan Prishtina, një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar

137

PRISHTINË, 14 gusht/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot  heroin Hasan Prishtina, në 85 vjetorin e vrasjes së tij, duke e cilësuar si një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar .

“Hasan Prishtina, organizator i kryengritjeve të pareshtura në Kosovë kundër shtypjes së regjimeve të huaja mbi shqiptarët, i ka dhënë kah historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet”, shprehet Haradinaj.

Kreu i qeverisë thekson se “sot, e nderojmë figurën e vizionarit ,atdhetarit të angazhuar për kauzën e shqiptarëve, shtetin e pavarur dhe të fortë, i cili na frymëzon edhe sot në rrugëtimin tonë”./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.