Gjirokastër, Drejtoria Rajonale e Punësimit shpall 710 vende të lira pune

190

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ – Drejtoria Rajonale e Punësimit në Gjirokastër në vetëm 6 muaj ka ndërmjetësuar 583 punëkërkues në sipërmarrjen private ndërsa në sistem janë 710 vende të lira pune.

Nga të dhënat e bëra publike, për periudhën janar – korrik 2018 rezulton se janë ndërmjetësuar 583 punëkërkues në sipërmarjen private, 70 nga ish-Ndihma Ekonomike, 23 nga Ndihma Ekonomike, 17 nga grupet e veçanta (romë/egjiptianë), 2 persona me aftësi të kufizuar (PAK).

Po kështu, sipas të dhënave të kësaj Drejtorie, 26 persona janë punësuar pas përfundimit të formimit profesional ndërsa rezultojnë 366 punëkërkues të regjistruar në kurset e Formimit Profesional. Në sistem janë 710 vende të lira të shpallura, ndërsa janë kryer
1047 takime me punëdhënësit.

z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.