Foto-Rehabilitohet rruga që lidh fshatin Piraj me superstradën Lezhë-Shkodër

TIRANË, 14 gusht/ATSH/- Bashkia e Lezhës vijon punën për rehabilitimin e rrugës që lidh fshatin Piraj në njësinë administrative Blinisht, me superstradën Lezhë-Shkodër.

Sipas bashkisë, kjo është një rrugë me rëndësi jo vetëm për banorët, por edhe për shumë pacientë që marrin shërbim pranë qendrës së fizioterapisë në këtë fshat. Pavarësisht temperaturave të larta, po punohet për sistemimin e plotë të tyre. /e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.