FOTO/ Materniteti “Koço Glozheni”, kushte më të mira dhe shërbim cilësor

Tamara, zonë ekonomike që po zhvillohet me ritme të shpejta

Tamara, zonë ekonomike që po zhvillohet me ritme të shpejtahttps://ata.gov.al/2018/08/14/tamara-zone-ekonomike-qe-po-zhvillohet-me-ritme-te-shpejta/Tamara në Malësinë e Kelmendit është një nga zonat më të bukura të Alpeve shqiptare. Deri para shtrirjes atje të Programit të Rilindjes Urbane, ajo çka prezantonte Tamara ishte një mrekulli natyrore, por njëherësh, dëshmi e harresës përmbi dy dekada dhe mungesës së vizionit për ta zhvilluar si të tillë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 14 Gusht 2018

TIRANË, 14 gusht/ATSH/- Investimet në shëndetësi kanë transformuar spitalet në të gjithë vendin duke ofruar jo vetëm kushte më të mira, por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët.

Një ndër këto spitale është edhe materniteti “Koço Glozheni” në Tiranë, i cili ofron tashmë për nënat, si dhe ekipin e mjekëve dhe infermierëve kushte më të mira.

“Në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë është transformuar reanimacioni, dhomat, ambientet pritëse për qytetarët dhe shërbim me cilësi me sterilizimin modern dhe instrumentet e rinj kirurgjikalë”, shprehet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, çdo ditë do të bëjmë nga një punë për të transformuar spitalet në të gjithë vendin.

Qeveria shqiptare vijon punën për transformimin e spitaleve në të gjithë vendin, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.