Soft News/ Nga Skocia akullore me majonezë

169

TIRANË, 13 gusht/ATSH-ANSA/- Krem, luleshtrydhe, fistik dhe … majonezë. Nga Skocia vjen akullorja me shijen e salcës që nuk do ta prisnit ta shijonit në një kaush.
Përbërësi themelor i akullores së Kyle Gentleman, një artizan skocez i akullores, është një majonezë 100% me vezë të freskëta.

Është për t’u mahnitur deri në një farë pike: me shijet klasike që janë kombinuar prej vitesh me shije hibride dhe të pazakonshme, këtë vit vajrat esenciale janë në modë.

Kyle Gentleman, pronar i Ice Artisan Ice Cream në Falkirk, pranë Edinburgut, një vit më parë ishte bërë i famshëm për të bërë shijet e ndaluara nën moshën 18-vjeçare, të bazuara në likerët si frutat e pyllit Strongbow, Monster Energy dhe Jammie Dodger.

Duke lënë mënjanë Skocinë, në Itali tendenca ka të bëjë me takimin mes akulloreve dhe pijeve të distiluara dhe përdorimit të vajrave esenciale, por edhe shijet kureshtare dhe të shëndetshme, si borziloku, perimet.

Tashmë kuzhinierët janë në punë dhe po kapin trendin e luleve të ngrënshme për t’i ofruar në shijet e akulloreve. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.