Punonjësit e UKT, sfidojnë vapën për të furnizuar me ujë qytetarët

TIRANË,13 gusht/ATSH- I. Vata/ – Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë sfidojnë vapën përvëluese të gushtit për të siguruar ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës.

Investimet nga Ujësjellës Kanalizime në Tiranë janë përqendruar në rrugën e Kavajës ku po ndërrohen tubacionet e vjetra vendosur gjysmë shekulli më parë.

Po ashtu, kujdes të veçantë, UKT po tregon me zëvendësimin e linjave të furnizimit me ujë edhe në rrugica të rrugës së “Kavajës”.

Përveç tubacioneve kryesore të ndërtuara që në vitin 1963, të cilat po zëvendësohen me tuba të reja cilësore edhe në linjat e vogla shpërndarëse punonjësit po punojnë për të ofruar cilësi maksimale në furnizim.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe përmirësimi i infrastrukturës së ujësjellësit ka qenë një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës dhe vazhdohet të punohet 24 orë në 24. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.